Ballina Aktualitet Lajme Çavkov dje me uiski festoi në shtëpi, sot përsëri në paraburgim

Çavkov dje me uiski festoi në shtëpi, sot përsëri në paraburgim

Ish ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov, përsëri sot është arrestuar. Edhe pse ai dje u lëshua nga paraburgimi në arrest shtëpiak, Çavkov përsëri është dërguar në Burgun e Shutkës, njofton Portalb.mk.

Dje pasi që, e lëshuan Çavkovin në shtëpi, në rrjetet sociale u publikuan fotografi ku shihej me një gotë uiski në dorë me të afërmit e tij duke festuar pasi që pas 4 muajve është kthyer në shtëpi.

Në rrjetet sociale pati reagime të shumta, pasi që Çavkov gjatë qëndrimit në paraburgim, u ankua se është në gjendje të rëndë shëndetësore me qëllim që të dërgohet në shtëpi. Ankesat u bënë më tepër në atë se si mundet një njeri që është i sëmurë të përdor pije alkoolike.