Mjalti është konsideruar si një nga mrekullitë e natyrës për shkak të vlerave të larta ushqyese që mbart. Ai përbëhet nga rreth 20% ujë, 70% sheqer dhe 10% kripëra minerale dhe antioksidantë. Ai përmban edhe vitamina A, B dhe C.
Që kohë më parë mjalti ka qënë përdorur si një ilaç natyral për trajtimin e plagëve, për lehtësimin e simptomave të sëmundjeve të ndryshme etj. Mjalti mund ka përfitime të shumta si brenda ashtu edhe jashtë organizmit. Por nëse ju duket i rëndë për t’u konsumuar çdo mëngjes, ju mund ta tresni në një gotë me ujë e ta pini. Ja çfarë përfitoni:
1. Një gotë ujë i ngrohtë me mjaltë mund t’ju ndihmojë të humbni peshë. Mjalti përmban sheqer natyral, i cili është i mirë për shëndetin tuaj. Përveç kësaj, ju jep ndjesinë e ngopjes për të ëmbla.
2. Nevoja për detoksifikim është duke u rritur gjithmonë e më shumë ditët e sotme, kur ekspozimi ndaj toksinave është shumë i lartë. Uji me mjaltë do t’ju ndihmojë të pastroni helmet nga trupi në mënyrë të shëndetshme
3. Uji me mjaltë është i mirë për njerëzit me probleme të traktit urinar. Për përfitime maksimale ju mund të shtoni pak lëng limoni pasi është diuretik natyral. Kjo do t’ju bëjë të urinoni më shumë duke shpëlarë të gjitha bakteret nga sistemi juaj përgjegjëse për sëmundjet e traktit urinar.
4. Nëse vuani nga problemet me aparatin tretës apo fryrja e barkut, ju mund të pini çdo mëngjes një gotë ujë të ngrohtë me mjaltë.
5. Mund të qetësoni gjithashtu dhimbjet apo inflamacionin e fytit duke ngrënë një lugë mjaltë me kanellë në mëngjes, ose duke pirë përzierjen e sipërpërmendur. /LIVING/