Ambasadori i Rusisë në Maqedoni, Oleg Shqerbak, vendimin e Maqedonisë për të larguar diplomatin rusë nga vendi për shkak aferës Skripal e ka quajtur si një veprim të pa matur mirë dhe veprim armiqësor ndaj Federatës Ruse.
Ai poashtu ka shtuar se pasojat nga ky vendim do t’iu bart vet shteti i Maqedonisë. Sipas tij, Maqedonia ka qenë e detyruar të merr një vendim të tillë, megjithatë, tha ai kjo nuk e përjashton nga përgjegjësia.
“Federata Ruse është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurisë, anëtarë i Bashkësisë Ndërkombëtare dhe me shumë ë përgjegjësi sillet në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe bilateral.
Vendi ynë ka tradita të lashta dhe nuk kemi tradita që të shpejtojmë në vendimet dhe në hapat tona. Në praktikën diplomatike largimi i një diplomati paraqet një hap serioz dhe armiqësor. Ne do të kthejmë me përgjigjen tonë, por kjo përgjigje do të jetë adekuat por mirë i menduar”, ka deklaruar ambasadori rus Shqerbak, transmeton SHENJA.
Sa i përket deklaratës se diplomati ka tejkaluar kompetencat e tij, ambasadori tha se Qeveria e Maqedonisë, nuk ju ka dhënë atyre, ose ka refuzuar të jep provat për këto pretendime.
Ai shtoi se i vjen keq që Maqedonia si dhe shtete tjera kanë ra nën ndikimin e hapave armiqësore ndaj Rusisë. /SHENJA/