Policia e Kosovës ka arrestuar reperin e label-it On Records, Feron, shkruan Periskopi.
Raportohet se atij i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.
Reperi i njohur nuk dihet se si ka arritur të fus një telefon në qelinë e burgut, ku gjendet.
Nëpër rrjete sociale po qarkullon një video e tij nga burgu.
Aty dëgjohet Fero teksa thotë se më mirë është të qëndrojë në burg, se në spital nga plagët e marra.
Mësohet se menaxheri i reperit, Met Elshani së bashku me truprojën e label-it, ishin në Polici po ashtu, me dyshim se ata janë hakmarrë ndaj grupit që kanë rrahur reperin Fero para dy ditësh.