Pjesa e parë e dokumentarit hedh dritë mbi rrëzimin e aeroplanit të parë, më 5 mars 1993 në Shkup.
Në dokumentar flasin të mbijetuar të aksidentit dhe familjarë të viktimave.
A ishte ky një inskenim i Beogradit për të vrarë shqiptarë që në atë kohë po përpiqeshin të shkonin në vendet perëndimore për një jetë më të mirë?
Apo, ky ishte një aksident i zakonshëm?
Për gjithkënd, ky ishte një inskenim.
Shikojeni dokumentarin për të kuptuar më shumë për këtë ngjarje të rëndësishme të historisë së Kosovës./Ekspress