A keni menduar se cilët janë librat më të shitur? Janë publikuar aq shumë dhe çdo ditë publikohen por një revistë britanike ka nxjerrë 10 librat më të shitur të të gjitha kohrave.
Ja rënditja:
1.A Tale of Two Cities, nga Charles Dickens
Një nga librat më të shitur të të gjitha kohërave. I botuar për herë të parë më 1859 , libri ka shitur më shumë se 200 milionë kopje.
2. Kryeziti i unazave nga J. R. R. Tolkien
I botuar për herë të parë më vitin 1954, ky libër ka shitur më shumë se 150 milionë kopje.
Libri i cili ka disa seri është përkthyer edhe në shqip nga Artan Miraka, dhe është botuar nga “Dudaj”. Teksa hija e ligë e Mbretit të Zi po përhapet gjithnjë e më shumë, ushtritë e tij po mblidhen.
Burrat, xhuxhët, elfët, dhe mjekërpemët bashkohen për të luftur kundër Mbretit të Zi. Ndërkaq, Frodoja dhe Semi vijojnë luftën e tyre nëpër Mordor në përpjekjen e tyre heroike për të shkatërruar Unazën e Vetme.
3. Princi i vogël nga Antoine de Saint-Exup
Dorëshkrimi origjinal i këtij libri ishte në frëngjisht, ndërsa publikimi i parë i historisë u bë në anglisht më 1943. Që atëherë janë shitur 140 milionë kopje.
Libri është përkthyer në gjuhën shqipe nga Shpëtim Çuçka dhe botuar nga Toena. “Princi i vogël”, vepra e fundit e autorit të njohur francez A.de Saint-Exupéry (1900-1944) .
4. E në fund nuk kishte asgjë, nga Agatha Christie
Agatha Christie është e para autore femër në listën e autorëve më të shitur. Ky libër u botua për herë të parë më 1939-tën dhe që atëherë janë shitur 100 milionë kopje.
Agatha Christie njihet në të gjithë botën si “Mbretëresha e Krimit”. Librat e saj janë 10 librat më të shitur të të gjitha kohërave revista saras 31 shitur në mbi një miliardë kopje në gjuhën angleze dhe po aq në 44 gjuhë të huaja.
5. Endrra e dhomës së kuqe nga Cao Xueqin
Botimi i parë i këtij libri ishte më vitin 1791 dhe që atëherë janë shitur 100 milionë kopje. Eshtë libri i parë në listën e më të shiturve që botimin e tij të parë e ka pasur në gjuhën kineze e jo anglisht.
6.The hobbit nga J. R. R. Tolkien
Libri është shitur 100 milionë kopje që nga botimi i parë më 1937. Jo dhe aq i sukseshëm sa titujt e tjerë të Tolkien.
Në shqip është përkthyer nga Maklen Misha dhe botuar nga IDK. Libri i konsideruar tashmë si një klasik i letërsisë për të rinj, që paraprin “Kryezotin e Unazave.
7. Luani, magjistarët dhe veshjet, nga C. S. Lewis
Libri ka shitur më shumë se 85 milionë kopje nga viti 1950.
8. Ajo. Një histori aventure nga Rider Haggard
83 milionë kopje të shitura nga viti 1887
9. Kodi i DaVincit nga Dan Brown
I botuar më vitin 2003 libri ka më shumë se 80 milionë kopje të shitura. Amik Kasoruho Në shqip është përkthyer nga Amik Kasorudo e botuar nga “Dudaj”.
Gjatë kohës që është me shërbim në Paris, simbolistit të diplomuar në Harvard, Robert Langdon, i bëjnë një telefonatë urgjente në orët e vona të natës. Brenda në muze kanë vrarë restauruesin e moshuar të Luvrit.
Pranë trupit të tij është gjetur një kod i habitshëm. Duke rrëmuar midis atyre gjëegjëzave të çuditshme, Langdoni dhe një deshifruese franceze e talentuar kodesh, Sophie Neveu, shtangen kur zbulojnë gjurmën e çelësave zbërthyes që fshihen në veprat e Da Vinçit – çelësa që duken qartazi për këdo e që megjithatë piktori ka ditur t’i fshehë në mënyrë gjeniale.
10. Mendo dhe bëhu i pasur, nga Napoleon Hill
70 milionë kopje të shitura prej vitit 1937
/sn/