Meshkujt bien në depresion më shpesh se femrat gjatë shtatzënisë së partnereve, për shkak se qysh atëherë fillojnë ti ndiejnë ndryshimet në relacionin me partnerin e tyre.
Gruaja fillon të shpreh më shumë interesim për fëmijën e palindur dhe ky ndjehet i lënë anash, vërejnë ekspertë tjerë.
Pas shtatzënisë ndërkaq, të dytë ndjehen të lodhur, të pa gjum dhe të stresuar, mirëpo ata nuk reagojnë njëjtë ndaj ndryshimeve e as ndaj ndjenjave që përjetojnë.
Në depresion meshkujt duken shumë më nervoz, ndërkohë që femrat duken të pikëlluara, i ka deklaruar BBC-së Burgess dhe ka shpjeguar se shtimi i konsumimit të alkoolit, tradhëtitë martesore apo kthimi nga medikamentet qetësuese janë të gjitha shenja të depresionit që manifestojnë prindët meshkuj.
Hulumtimi po ashtu shpalon se edhe fëmija mund ti ndiej pasojat e depresioneve post natale të prindërve, e kjo vërehet sidomos tek fëmijët meshkuj, por shenjat tek fëmijët vërehen tek në moshën 11 vjeçare.
“Depresioni është dhimbje e madhe dhe është thuaja se e pamundur që i njejti të kaloj pa ndihmën profesionale, në veçanti të këshillave profesionale” konstatohet në studim.
Me rëndësi është që ndihma të kërkohet me kohë para se të bëhet vonë dhe para se të çrregullohen raportet në familje apo ti shkurtohet lumturia anëtarëve tjerë të familjes./sn/