Shumë përdorues të Facebook kur navigojnë në aplikacione ndodhen shpesh para alternativës për tu loguar nëpërmjet Facebook apo nëpërmjet krijimit të një llogarie të re.
Sigurisht që shumica zgjedh të logohet nga Facebook duke mos humbur kohë për regjistrim dhe për të evituar harrimin e fjalëkalimit.
Pas historisë së Cambridge Analytica, ku Mendohet se janë vjedhur të dhëna nga mbi 50 milionë përdorues për qëllime fushate zgjedhore, përdoruesit e Facebook kanë filluar të shqetësohen për të dhënat dhe privatësinë e tyre dhe gjithashtu për aplikacionet e tjera.
Më poshtë ndodhet një guidë e shkurtër se si të kontrollojmë aplikacionet të cilëve u kemi dhënë akses mbi të dhënat tona.
Nëse e kontrollojmë nga smartphone
Mjafton të futemi në aplikacion dhe të klikojmë në ikonën me tre viza horizontale e cila ndodhet poshtë djathtas. Më pas në Settings do të zgjidhni Account Settings/Apps/Logged in with Facebook.
Aty do të shfaqen të gjithë aplikacionet për të cilat keni dhënë akses tek të dhënat personale. Duke klikuar mbi çdo aplikacion, ju jepet mundësia ta fshini atë ose të shihni se çfarë informacioni ka ky aplikacion mbi ty.
Nëse e kontrollojmë nga kompjuteri
E njëjta gjë ndodh nëse e hapim nga PC. Duke u loguar në Facebook dhe klikuar mbi shigjetën me kokë poshtë që ndodhet në të djathtë sipër, mund të zgjedhim Settings/App dhe do ju shfaqet lista e aplikacioneve.
Në përgjithësi, të gjithë aplikacionet tek të cilat është përdorur profili i Facebook si mjet logimi, kanë disa të dhëna të detyrueshme që marrin si psh emër, mbiemër, foto e profilit, foton e kopertinës, gjininë, adresën e e-mail etj.
Diçka tjetër për tu pasur kujdes kur fshijmë një aplikacion nga lista, është mesazhi që na shfaqet i cili shpreh se të dhënat mund të ruhen në aplikacion edhe pasi janë hequr nga Facebook.
Në këtë rast do ju duhet të kontaktoni zhvilluesin e aplikacionit për të hequr nga databaza të dhënat. /PCWorld Albanian/