Ballina Aktualitet Kosovë Kosovë, shkarkohet shefi i Inteligjencës

Kosovë, shkarkohet shefi i Inteligjencës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka kërkuar zyrtarisht kreut të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Driton Gashi, lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia e drejtorit të AKI-së

Indeksonline ka siguruar vendimin e kryeministrit Haradinaj.

Kërkesa e Haradinajt ka efekt të menjëhershëm.

Haradinaj në letrën drejtuar Gashit thotë se “dje nga të gjithë mekanizmat e sigurisë kam pranuar raportime zyrtare lidhur me çështjen e ndërprerjes së lejeqëndrimit, ndalimit dhe depërtimit urgjent dhe të fshehtë të gjashtë qytetarëve turq nga territori i Republikës së Kosovës në Republikën e Turqisë”, shkruan në vendimin e Haradinajt./sn/

@tn.lajmelokale
@tetovanews