Shteti i Kosovës ka arrestuar 6 turq pas këkesës së Turqisë
Si çdo ditë tjetër, Jusuf Karabina, po udhëtonte për në vendin e punës, në kolegjin Mehmet Akif në Lipjan.
Por ai nuk e kishte idenë se ishte nën vezhgimin e policisë së Kosovë.
Kjo veturë e policisë e ndalur jo larg vendit të punës po e priste Karabinen.
Në pamjet ekskluzive shihet momenti kur policia e ndaloi veturen në të cilen karabina ishte bashke me gruan dhe djalin.
Familja Karabina, siç edhe shihet në pamje, i rezistoi arrestimit.
Por, policia i nxori me dhunë.
Jasemina bashkëshortja e Jusuf Karabinës, në pamundësi ta ndal vet arrestimin e burrit, kërkoi ndihmen e qyetarëve.
Por, nuk ia doli.
Policia e arrestoi burrin e saj.
Gruaja e të arrestuarit, Jasemina Karabina ka shpjeguar për televizionin 7 momentin e arrestimit nga vendi i ngjarjes.
Ajo ankohet për sjelljen e vrazhdë të policisë dhe dyshon se ai është kidnapuar nga shërbimi sekret Turk, MIT.
Sjellet e tilla të policisë e kishin shqetësuar edhe djalin e zv.drejtorit të përgjithshëm të Gylistanit, Talha.
15 vjeçari tegon si u sollen policia me të.
Megjithatë, Talha dhe nëna e tij besonin se shteti i Kosovës nuk do t’i dorëzonte të arrestuarit, institucioneve të Turqisë.
Por, shteti i Kosovës të cilit Jasemina i besonte, ia dorëzoi shtetit turk Jusuf Karabinën dhe 5 të tjetërt.
Pëkundër këtij aksioni të madh, aktiviteti mësimor në shkollat e Mehmet Akif në Kosovë ka vazhduar.
Drejtori i këtij institucioni, shprehet i shqetësuar me arrestimin.
Nga shkollat Mehmet Akif janë arrestuar Jusuf Karabina, Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem. Bashkë me ta është arrestuar edhe kardiologu Osman Karakaya.