Ballina Shëndeti Receta që ju forcon imunitetin

Receta që ju forcon imunitetin

Pranvera përpos që sjellë bukurinë e natyrës, sjellë edhe shumë viruse të ndryshme.

Është shumë e rëndësishme që në këtë kohë të keni kujdes për sistemin imunitar tuajin.

Lajmi i mirë është që ka receta të ndryshme që janë krejtësisht natyrale dhe që mund të ju ndihmojnë në këtë aspekt, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë është zgjedhur receta më e mirë, ajo që e kanë përdorur edhe gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë.

Poashtu është një recetë shumë e rekomandueshme nga mjekët.

Përbërësit:

500 gr rrush të thatë

500 gr kajsi të thata

500 gr fiq

500 gr kumbulla të thata

500 gr mjaltë

2 filxhanë arra

1 limon i paqëruar

Si ta përgatisni këtë “bombë me vitamina”?

Përzieni të gjithë përbërësit përpos mjaltës në një mikser(blender). Më pas shtojeni edhe mjaltën dhe përzieni mirë e mirë derisa të krijoni një masë homogjene.

Më pas gjithë masën vendoseni në kavanozë qelqi dhe vendoseni në frigorifer.

Këtë përzierje përdoreni tri herë në ditë, gjysmë ore para ushqimit.

“Bomba me vitamina” është plot me përbërës të shëndetshëm që forcojnë imunitetin, sit ë fëmijët ashtu edhe tek të rriturit.