Fëmijëve nën moshën 16 vjeçare në Mbretërinë e Bashkuar i’u është ndaluar konsumi i pijeve energjike. Jo vetëm sepse kanë përmbajtje sheqeri, por sepse u bëjnë dëm shëndetit në tërësi.
Referuar një studimi të fundit 55% e të rinjve deri në 24 vjeç që kosnumojnë këto pijë rezultuan me probleme shëndetësore, përfshirë këtu rrahjet e shpejta të zemrës dhe mbipeshën.
Për këtë arsye që prej 26 marsit blerja e pijeve energjike do të jetë e ndaluar për fëmijët nën 16 vjec.
Në Britani ka nisur edhe një fushatë e quajtur notforchildren të cilës i janë bashkuar mijra prindër dhe qytetarë, të cilët shprehin shqetësim për varësine që kanë të rinjtë ndaj këtyre pijve me nivel të lartë sheqeri.
Një kërkesë e shtuar është edhe përcaktimi në këto kanaçe për sasinë reale të kafeinës, qoftë kur ndodhet në pije edhe për arsye psikologjike.
Përcaktimi i moshës së cilës i’u ndalohet konsumi i pijeve të tilla është një nsimë vullnetare që synon përmirësimin e shëndetiti publik sa i përket uljes së obezitetit dhe varësisë tek të rinjtë./Klan Plus