Alpinisti nga Tetova, Zija Jonuzovski në profilin e tij në facebook ka publikuar fotografi se si arusha me dy këlyshët e saj lëviz në drejtim të Turçinit të Vogël, që ndodhet në afërsi të Majës së Titos në lartësi mbidetare 2.072 metra, transmeton Tetova News.
Fotografitë e arushës së Sharrit janë shkrepur më 4 prill të këtij viti.
A e keni ditur se në Malin Sharr ka 27 liqene malore, 100 burime të mëdha dhe se ky mal është burim i 25 lumenjve malorë. A e dini se në Sharr ka 44 lloje të kafshëve të egra, mbi 200 lloje zogjsh dhe 147 lloje të fluturave me çka është zona më e pasur e Evropës?/TetovaNews
Video bonus: