Transporti publik, rruga Bllagoja Toska, ndërrimi i emrave të shkollave, shkolla fillore në Reçicë të Vogël dhe në Sellcë, Lagja e studentëve, pika për selektimin e mbeturinave dhe një sërë problemesh të tjera në infrastrukturë, janë temat që viteve të fundit i ka ngritur si probleme televizioni Alsat për qytetin e Tetovës, por që, për fat të keq, ende nuk është bërë asgjë në drejtim të realizimit dhe përmirësimit të tyre. Banorët shprehen skeptik se diçka do të bëhet në këtë drejtim. Ata thonë se, janë ngopur me premtime
“Po shihet, flet vetë fotografia se nuk kanë bë asgjë. Premtojnë shumë, punë pak, ajo është, kurrë nuk thonë jo, gjithnjë thonë do i bëjmë”.
“Po shumë herë e thonë po ja, tash kanë nis pak diçka me rrugët, po shumë probleme tjera ka, shihe kjo këtu si është”.
Për temat në fjalë, është premtuar disa herë, si nga e para e komunës Teuta Arifi, po ashtu edhe nga ish kreu i këshillit komunal Hisen Xhemaili edhe atë duke premtuar pothuajse çdo vit zgjidhjen e problemeve.
Për 2014 është paraparë kjo pjesa nga qendra afër spitalit dhe e tejkalon lumin pra për 2014 këtë pjesë e kemi shpall – deklaroi Teuta Arifi. Kryetare e komunës së Tetovës më 19 maj 2014.
Ne në programin e vitit 2016 e kemi realizimin e bulevardit Bllagoja Toska – pati thënë Isen Demiri, sh shef i sektorit te urbanizmit më 27 dhjetor 2015.
Nuk kemi ndonjë klimë mirëkuptimi edhe në këshillin e komunës që tema të tilla të dalin para këshilltarëve, prandaj konsiderojmë që duhet të ketë një klimë më të përshtatshme – u shpreh Hisen Xhemaili, ish kryetar i këshillit më 1 qershor 2016.
Dhe këto premtime, të formës së njëjtë, vazhdojnë edhe tani në vitin 2018, duke premtuar se, këtë vit do bëhet rruga Bllagoja Toska, Transporti publik, do ndërrohen emrat e shkollave, por do të ndërtohen edhe shkollat fillore në Reçicë të vogël dhe në Sellcë të malësisë së Sharrit.
Bashkim Sulejmani