Bejtush Gashi do të jetë ministri i ri i Punëve të Brendshme, njofton Klan Kosova.
“Nominova sot Bejtush Gashin, ministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme”, ka shkruar kryeminsitri Ramush Haradinaj në profilin e tij në Facebook.
“Ministrit të ri i dëshirova suksese në detyrën e tij dhe i premtova mbështetjen time të plotë, në shërbim të zbatimit të ligjit dhe të sigurisë publike në Kosovë”.
Gashi vjen në këtë pozitë pas lirimit nga detyra të ish-ministri Flamur Sefaj për shkak të deportimit të gjashtë gylenistëve nga Kosova.
Bejtush Gashi ka qenë zëvendësministër në MFSK dhe është doktor shkence, si dhe ligjerues në fushën e sigurisë.