Ballina Bota Bisedë e tensionuar mes Erdogan dhe Macron: Turqia kërcënon Francën…

Bisedë e tensionuar mes Erdogan dhe Macron: Turqia kërcënon Francën…

Mbështetja franceze për Forcat Demokratike Siriane, që dominohen nga milicia kurde e Njësiteve për Mbrojtjen e Popullit (YPG), ka zemëruar Ankaranë. Turqia është duke luftuar milicinë kurde në veri të Sirisë, pasi të njëjtën e konsideron pjesëtare të organizatës terroriste Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, e cila lufton për autonomi brenda territorit turk.  Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se Franca ka marrë “pozicionim plotësisht të gabuar” lidhur me Sirinë dhe shtoi se ka shkëmbyer fjalë të ashpra me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, javën e kaluar.

Zëvëndeskryeministri turk, Bekir Bozdag, tha se çdo grup që i mbështet terroristët, kthehet në cak të Turqisë, shkruan Rel.

“Ata që fillojnë të bashkëpunojnë dhe solidarizohen me grupet terroriste kundër Turqisë, do të bëhen cak turk, sikurse terroristët”, tha Bozdag në Tëitter.

“Ne shpresojmë që Franca të mos marrë një hap të tillë të paarsyeshëm”, shtoi ai.

Sipas “Express.uk“, Turqia është duke u përgatitur për të “pastruar” Sirinë veriore nga militantët deri në kufirin iraken dhe gjithashtu Irakun, siç tha presidenti Tayyip Erdogan të premten ndërsa vazhdon të zhvillojë fushatën e tij agresive për të goditur grupin kurd “terrorist” YPG.

Erdogan tha se kjo tregon se vendi i tij “lufton terroristët brenda dhe jashtë vendit”. Ai shtoi se Turqia nuk ka ndërmend të dëmtojë ushtarët e vendeve aleate të pozicionuara në këtë rajon, por që nuk mund t’i lejojë militantët të lëvizin pa paguar. Trupat amerikane janë pozicionuar së bashku me militantët kurdë YPG në Manbij të Sirisë. Presidenti francez Emmanuel Macron tha të enjten se kishte siguruar mbështetjen e tij YPG për të stabilizuar veriun e Sirisë.