Shefi i diplomacisë greke Nikos Kocias pasdite ka mbërritur në Ohër. Në aeroport, Kocias u prit nga përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme, por jo dhe nga homologu i tij Nikolla Dimitrov. Kocias erdhi në Ohër për raundin e ri të bisedimeve me Maqedoninë për çështjen e emrit.
Me të mbërritur Kocias nuk deshi të prononcohet përpara kamerave, por vetëm përshëndeti gazetarët. Ndërkohë përpara nisjes së bisedimeve sonte do të mbahet takim joformal midis dy krye-diplomatëve, Dimitrov e Kocijas dhe homologut të tyre ukrainas, Pavlo Klimkin. Sipas tyre kafeja trepalëshe pranë liqenit ka për qëllim të forcojë miqësinë, ndërsa miqësia të lehtësojë marrjen e vendimeve të rëndësishme.