Presidenti amerikan Donald Trump ka ftuar homologun e tij rus, Vladimir Putin në Shtëpinë e Bardhë. Lajmi është bërë i ditur ditën e hënë gjatë një konference për shtyp nga ndihmësi i Kremlinit Yuri Ushakov.
“Ka qenë Trump ai që i ka sugjeruar Vladimir Putit një takim në Shtëpinë e Bardhë, gjatë një telefonatë të bërë nga Presidenti amerikan në 20 Mars, kur uroi shefin e Kremlinit për fitoren e zgjedhjeve presidenciale” ka thënë Yuri Ushakov.
Ushakov tha se ende nuk është pranuar propozimi i bërë nga Trump, por ai shpreson që ky takim të mbahet sa më shpejt, raporton agjencia shtetërore të lajmeve ruse, TASS.
“Nëse gjithçka do të jetë në rregull, unë shpresoj që amerikanët nuk do të tërheqin propozimin e tyre për të diskutuar mundësinë e mbajtjes së një takimi”, tha ai.
Deri më tani nuk ka endë një datë konkretë se kur Putin do të fluturojë drejt Uashingtonit dhe nuk dihet ende se çfarë do të diskutohet.
Por ai tha se Rusia beson se një takim i tillë është “shumë i rëndësishëm dhe i nevojshëm për të dy vendet dhe për të gjithë politikën ndërkombëtare”.
Kohët e fundit marrëdhëniet mes Rusisë dhe SHBA nuk janë të qeta. Të dy vendet kanë dëbuar me dhjetëra diplomatë si kundërpërgjigje ndaj helmimi të ish spiunit Serge Skripal dhe vajzës së tij në Britani, ku kjo e fundit akuzon Rusinë si të përfshirë. Amerika dhe shumë shtete të tjera të botës kanë dëbuar diplomatët rusë nga vendet e tyre.