Ballina Bota Dhjetëra migrantë bllokohen në kufirin SHBA-Meksikë

Dhjetëra migrantë bllokohen në kufirin SHBA-Meksikë

Zyrtarët amerikanë kanë thënë rreth 150 personave, disa prej tyre me fëmijë se hapësirëat e kufirit Meksikë-SHBA tashmë janë të mbushura.

Ende nuk është bërë e ditur nëse migrantët nga Amerika Qendrore do të lejohen që të hyjnë në SHBA apo do kthehen mbrapa.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se këta persona përbëjnë rrezik për sigurinë në SHBA.

Ky grup ka qenë shënjestër e presidentit amerikan, i cili është deklaruar disa herë përmes postimeve të tij në Twitter për ashpërsim të ligjeve të imigrimit.

Ai u ka kërkuar shteteve që janë në kufi me Meksikën për të dërguar trupa për shkaqe të sigurisë deri në ndërtimin e murit.

Grumbulli i personave është nisur më 25 mars drejt SHBA-së nga jugu i Meksikës.

Ky grup ka udhëtuar me autobus, tren dhe në këmbë për të arritur kufirin amerikan, derisa shumë prej tyre kanë thënë se i kanë ikur persekutimit dhe dhunës në shtetet e tyre./sn/

@tn.lajmelokale
@tetovanews