Ballina Kuriozitete Thellohet skandali, edhe Princeshë Viktoria është ngacmuar seksualisht nga Arnol

Thellohet skandali, edhe Princeshë Viktoria është ngacmuar seksualisht nga Arnol

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Zgjerohet dhe më shumë skandali i ngacmimeve seksuale në akademinë që jep çmimin Nobel për letërsinë.

Intelektuali francez Zhan Klod Arnol, bashkëshort i poetes Katarina Frostenson, anëtare e institutit, ka ngacmuar seksualisht në vitin 2006, princeshën Viktoria, trashëgimtare e fronit të Suedisë.

Sipas asaj që raportojnë tre të përditshmet vendase, princesha është ndihmuar nga asistentet e saj.

Skandali vë në rrezik dhënien e çmimit për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore. Familja mbretërore suedeze nuk komentoi akuzat por publikoi një deklaratë mbështetëse për lëvizjen kundër abuzimeve.

Arnol akuzohet nga 18 gra për agresion dhe dhunë seksuale në periudhën 1996 – 2017. Por ai i ka mohuar këto akuza. Skandali provokoi një seri dorëheqjesh brenda akademisë.

Tre anëtarë u dorëhoqën menjëherë pas votës së organizatës kundër pezullimit nga posti të bashkëshortes së fotografit. Por ajo më pas u detyrua të largohej së bashku me Presidenten e Akademisë, Sara Danius.

Teknikisht dorëheqjet nuk kanë vlerë pasi këto poste janë të përjetshme, por gjashtë anëtarët që lanë postin e tyre mund të refuzojnë të marin pjesë në aktivitetet e akademisë.

Për këtë arsye nuk është ende e qartë se çfarë do të ndodhë në edicionin e këtij viti për çmimin Nobel për letërsi. Ka shumë mundësi që të anulohet ose të shtyhet. Por vendimi do të merret në 3 Maj./sn/