Një baba japonez u arrestua për dyshimin se ka mbajtur në kafaz djalin e tij për më shumë se 20 vjet, në një kafaz druri.
Yoshitane Yamasaki tha se e kishte mbyllur djalin e tij, tani 42 vjeç, sepse ai vuante nga probleme mendore dhe ndonjëherë ishte i dhunshëm.
Kafazi, 1 metra në lartësi dhe më pak se 2 metra gjerësi, ishte në një kasolle pranë shtëpisë së zotit Yamasaki në qytetin Sanda.
Djali, tashmë është nën kujdesin e autoriteteve.
Yamasaki thuhet se ka pranuar akuzat, duke u thënë autoriteteve se ai e ushqente djalin e tij çdo ditë dhe e lejonte të lahet çdo ditë./sn/