Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka nisur fushatën e tij për një tjetër mandat presidencial të shtunën, duke premtuar se do të triumfojë kundër opozitës sekulare, transmeton Reuters.
Pavarësisht se ende nuk e ka zyrtarizuar kandidaturën e tij, Erdogan ka organizuar një takim në Izmir, qytet që njihet si bastion i partisë opozitare, CHP.
Ai ka premtuar fitore para mijëra personave, derisa e ka cilësuar diktator liderin e partisë CHP, Kemal Kilicdaroglu.
“Unë besoj se do të shënojmë histori në politkë më 24 korrik me një numër rekord të votave në zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale”, ka thënë Erdogan.
Nëse Erdogan fiton në këto zgjedhje, ai kthehet në presidencë me kompetenca të reja, të miratuara në referendumin e vitit të kaluar.
Javën e kaluar, Erdogan ka njoftuar për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, duke thënë se Turqisë i duhet më shumë fuqi presidenciale për t’u ballafaquar me sfidat ekonomike dhe luftën në Siri./REL/