Prokurorja Fatime Fetai kërkoi prova shtesë si argument se ai është vërtetë i sëmurë Fejzi Aziri, raporton Tv SHENJA.
Fatime Fetai tha se kjo lëndë është shumë serioze dhe rigjykimi i rastit Monstra duhet të ketë prioritet.
“Mendova se sot do të fillojmë me lëndën dhe ky gjest më duket shumë joserioz”, i tha Fetai mbrojtjes.
Gjykatësi e pyeti Fetain nëse kanë pasur kohë të analizojnë procesin dhe ai ishte e bindur se ata janë tejet të gatshëm për gjykim. Edhe gjykatësi Ognen Stavrev tha se ai ka pritur që sot të nisë gjykimi pasi dëshiron që të dalë e vërteta.