Pranvera erdhi, kështu që përgatituni për shamitë. Sigurisht, jo për të qarë po për të shfryrë hundët, dhe kjo për shkak të alergjive që sjell kjo periudhë.
Poleni shtohet dhe simptomat e alergjisë në rrugët e frymëmarrjes, këtë vit mund të jetë më e ndërlikuar dhe mund të ngatërrohet me gripin.
Por moti i paqëndrueshëm sidomos gjatë shkurtit, solli dhe një vonesë në ardhjen e stinës së bukur, dhe sot këto ditë të bukura mezi kanë ardhur.
Pemët dhe bimët tashmë kanë nisur të prodhojnë polenat, arsyeja e irritimit të rrugëve të frymëmarrjes, shkruan TCh.
Por si të dallojmë gripin nga alergjitë?
Shqetësimet e para janë të përbashkëta tek të dyja, dhimbje koke, teshtima, ftohje, dhe vetëm një vizitë te mjeku mund të kuptojë nëse keni të bëni me infeksion apo alergji.
Sa kohë kanë simptomat?
Simptomat e gripit zgjasin 7 deri në dhjetë ditë maksimumi, ndërsa një alergji zgjat për javë apo muaj nëse nuk trajtohet, dhe sipas alergjenëve të pranishëm në ajër.
Sa shpejt shfaqen simptomat?
Simptomat e gripit shfaqen ngadalë, ndërsa alergjitë godasin direkt. Kështu, gripi vjen ngadalë, një ditë bllokohen hundët, të nesërmen ethet e më pas temperatura. Ndërsa në momentin që hyn në kontakt me alergjenin shenjat shfaqen brenda pak orësh.