Hoxha i mirënjohur, Shefqet Krasniqi, thotë se ka qenë i kryqëzuar nga ajo që i ka ndodhur me sistemin e drejtësisë.
“A u tutën që po i hi politikës,” është shprehur Krasniqi, në emisionin Kontakt në TribunaChannel.
Ai ende nuk e ka shqyrtuar mundësinë e kërkimit të kompensimit për atë që i ka ndodhur.
“Është e padrejtë nga ata që e kanë bërë dhe dua të kërkojnë falje. Heshtja e madhe e liderëve politikë është e padrejtë,” është shprehur Krasniqi.
Ai thotë se duhet të respektohet secili qytetarë për identitetin e tij.