Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është duke luftuar për serbët dhe “shtetin serb në Kosovë”.
Ai ka thënë se lufta dhe qëndrimi i tij tregon se ai e di se çfarë është duke bërë, shkruan Tanjug, përcjell Klan Kosova.
“E kam thënë edhe më parë, por po e ripërsëris – Presidenti Vuçiq është luan dhe hero që lufton për njerëzit tanë dhe shtetin tonë në Kosovë dhe Metohi për çka e uroj edhe një herë”.
“Të jesh në këtë vend dot është diçka që askush prej nesh nuk mund ta imagjinoj se sa e vështirë është, por që sjellja dhe lufta e tij na tregon se ai e di çfarë bën”.
“I lutemi zotit që ta ndihmojë atë dhe t’i bindë forcat për një luftë të vështirë”.