Mëngjesin e sotëm, rreth orës 01:30, Policia kufitare e SPMK Vitomiricë ka kapur 7 kuaj me cigare të kontrabanduara nga Serbia, në sasi prej 25 mijë pakosh, njofton Klan Kosova.
“Në rajonin e Pejës, policia kufitare gjatë patrullimit në këmbë në fshatin Jabllanicë në pjesën që lidhet me Bjeshkët e Sojevës, rreth orës dy të natës, ka vërejtur me dylbi në largësi në largësi disa kuaj të ngarkuar”, ka thënë policia.
“Policia ka arritur t’i ndalojë shtatë kuaj, të cilët ishin të pashoqëruar me njerëz. Ngarkesa që bartën ata ishte 50 paketa me 25 mijë copë pako cigaresh”.
“Duhani është prodhim i Serbisë, dhe për rastin është njoftuar prokurori dhe dogana”.