Këto pamje nuk janë pamje nga kryeqendra e bixhozit botëror Las Vegas,por janë pamje të një qyteti që pretendon të jetë kryeqendra e shqiptarëve në Maqedoni , pamje nga qyteti që për çdo ditë humb rininë e saj.Janë pamje nga Tetova. Në Tetovën e dy universiteteve, në Tetovën e çerdheve të partive politike sot në mënyrë legale me amimin e shtetit funksionojnë rreth 100 kazino, dyfish më shumë bastore, të vendosura vend e pa vend, afër shkollave, institucioneve shtetërore, në zemër të qytetit duke zaptuar lokalet më atraktive dhe gjithmonë të gatshëm për të
paguar qirra të majme.
Bixhozi nuk ka qenë virtyt I shqiptarëve por sot ai shkatërron indin e familjeve tonë falë situatës së rëndë politike dhe ekonomike që mbretëron tek ne.E gjithë kjo solli dy gjëra, të luash bixhoz apo të shpërngulësh në perendim. Për fenomenin e lojrave të fatit për çdo ditë flitet në opinion, hoxhallarët nëpër xhami, psikologët nëpër tribuna të ndryshme, arsimtarët nëpër shkolla, por gjendja nuk ndryshon.
Qeveria edhe pse ka përpiluar një propozim ligj që në lexim të parë nuk zgjedh këtë problem ashtu siç pritet nga qytetarët, ajo ka hasur në lavirintet e kuvendit dhe nuk po miratohet.Kazino dhe bastore të reja lindin edhe më tej në qytetin tonë.Shumë familje janë shkatërruar, shumë martesa kanë marrë fund, disa të tjerë përfundojnë nëpër spitale kurse fatkeqësisht kemi shënuar edhe raste tragjike, kur nga stresi si pasojë kanë gjetur edhe vdekjen brenda apo në prag të dyerve të “fatit”.
Kazino dhe bastore sportive ka edhe në vende të tjera, bile edhe në vende me ekonomie të zhvilluara perendimore, por atje kazinot janë të përcaktuara se ku mund të hapen dhe jo në vend e pa vend dhe në kazino luajnë njerëzit e pasur që këtë lojë e kanë pasion e jo shpresë për tu pasuruar.Përgjegjësinë më të madhe për këtë fenomen në Tetovë e mbajnë institucionet shtetërore, si ato qeveritare ashtu edhe ato lokale.Shteti duhet të bëjë një llogari dhe është koha e fundit të vendos për lëverdinë e saj kazinot apo qytetarët e saj./Transmeton Koha/