Presidenti i Koresë Veriore, Kim Jong-un, dhe ai i Koresë Jugore Moon Jae-in iu bashkuan një deklarate drejt hapave konkretë në arritjen e qëllimeve kryesore
Hapi i parë është denuklearizimi i Koresë Veriore dhe ideja e përgjithshme se “Jugu dhe Veriu kanë konfirmuar qëllimin e tyre të përbashkët për të realizuar një Gadishull Korean pa bërthamë”, raporton “The Guardian”.
Këto janë disa nga pikat që dy presidentët koreanë janë pajtuar:
Ata do të mbajnë takime zyrtare në ndërtimin e një traktati paqeje.
Janë dakord të “zgjidhin urgjentisht” çështjet humanitare të familjeve të ndara.
Të dy palët do të punojnë së bashku për të “lehtësuar tensionet e mprehta ushtarake në gadishullin korean” dhe ministrat e mbrojtjes do të takohen në maj.
Duke filluar nga 1 maj, të gjitha aktivitetet e propagandës, duke përfshirë altoparlantët dhe fletëpalosjet, do të ndalohen.
Moon do të vizitojë Phenianin në vjeshtë të këtij viti. Ata ranë dakord të krijonin një zyrë bashkëpunimi ndërkoreane në Kaeseong./sn/