- Ji vetvetja
Një dashuri është e vërtetë, vetëm kur njerëzit të duan për atë që je. Për të mos folur pastaj për faktin që njerëzit unikë janë të jashtëzakonshëm dhe shumë të rrallë. Ndaj, ji vetvetja, pa maska dhe pa frikëra. Të gjithë jemi joperfektë, por kemi edhe cilësitë që na bëjnë tepër të veçantë. Përveçse duhet të sillesh me ndershmëri ndaj atyre që do, do të ndihesh edhe më i/e lirë për faktin se po sillesh ashtu siç je vërtetë, pa u shtirur.
- Duaje veten tënde
Kur e duam veten, nuk humbasim kohë me dashuri toksike. Kur nuk besojmë tek vetja, tërheqim njerëz që duan të na ulin, në vend që të na duan dhe të ndajnë me ne sekretet e tyre. Ndaj, fillojmë dhe i lejojmë të tjerët të mos na respektojnë dhe të na kushtojnë shumë pak vëmendje. Për këto arsye, duaje veten tënde mbi çdo gjë tjetër dhe do ta shohësh se do të gjesh dikë që do të dojë vërtet.
- Lëri mënjanë paragjykimet
Mos e gjyko asnjëherë dashurinë që të jep dikush, pasi ndjenjat e vërteta nuk njohin racë, besim, apo status social. Njerëzit nuk dashurojnë me llogarinë e tyre bankare, apo me ngjyrën e lëkurës. Duan me zemrën e tyre. Një gjykim i gabuar mund të të kushtojë dashurinë e jetës tënde.
- Mos kërko lëmoshë
Personi që do të dojë vërtet, nuk do të vendosë asnjëherë në një situatë, në të cilën do të kërkosh për lëmoshë. Në të kundërt, në një dashuri të vërtetë do të zgjohesh me siguri dhe paqe në vetvete. Mënyra e vetme që dikush të të dojë, është duke e dashur atë. Nëse dashuria nuk është reciproke, mos u përgjëro. Ka miliarda njerëz në gjithë botën që duan të duan dhe të ndihen të dashur nga dikush.
- Dil, udhëto
Dashuria e jetës tënde nuk do të përdorë GPS-in për të trokitur në portën tënde. Ndaj dil në rrugë, udhëto, tako miq. Surprizat e këndshme mund të ndodhin atëherë, kur më pak e pret. Në një bar, në një park, në pyll, në plazh, apo kudo tjetër mund të ndodhë të njohësh personin e duhur. Vëmendje: dashuria jote mund të jetë kudo. Gëzohu!
- Bëj atë që dashuron
Kur punojmë me gjërat që pëlqejmë, apo kalojmë një kohë të këndshme, jemi persona të lumtur dhe kjo tregohet qartë në personalitetin dhe energjinë tonë. Ne shprehim lumturi dhe gëzim, të cilat tërheqin njerëzit e lumtur drejt nesh dhe ndoshta, ndonjë prej tyre mund të jetë i duhuri, apo e duhura.
- Mos e kërko dashurinë
Sa më shumë të shikosh, aq më pak mendon. Nëse vihesh në kërkim të dashurisë, do të humbasësh spontanitetin, me të cilin mund të ndodhin shumë gjëra. Lëre fatin të veprojë ashtu siç është shkruar, të zgjasë aq kohë sa të jetë e nevojshme, sepse dashuria e vërtetë nuk duhet kërkuar. Për të qenë e vërtetë, ajo duhet të burojë natyrshëm nga zemra jote.
Ndaj, ji vetvetja, dil, ushëto, jetoje jetën si të pëlqen dhe bëj gjërat që dëshiron pa u shqetësuar për të gjetur sa më parë dikë.