Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kocijas filloi një tur vizitash zyrtare në Serbi, Maqedoni dhe Kosovë.
Ai do të takohet sot me homologun e tij serb, Ivica Daçiç dhe presidentin Aleksandar Vuçiç.
Dy ministrat do të diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe si edhe perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor në prag të samitit të 17 majit BE-BP në Sofje.
Kotzias do të takohet më pas në Ohër me ministrin e Jashtëm maqedonas, Nikolla Dimitrov. Ai do të rifillojë bisedimet e lëna përgjysmë në Vjenë, më 30 mars.
Shefi i diplomacisë greke do të diskutojë edhe për bashkëpunimin e ardhshëm mes dy vendeve me parakushtin e e zgjidhjes së çështjes së emrit.
Pastaj, ministri i Jashtëm grek, Kocijas do të udhëtojë drejt Prishtinës, ku do të takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi./am/