Zona ku Koreja e Veriut bën provat bërthamore do të mbyllet në maj, njoftoi zyra e Presidentit të Koresë së Jugut, sipas BBC.
Një zëdhënës tha se mbyllja e Punggye-ri do të bëhëj publikisht dhe me ekspertë të huaj nga Koreja e Jugut dhe Amerika, që do të ftoheshin për ta parë.
Shkencëtarët thanë se ky vend pjesërisht mund të ishte mbyllur në shtator.
Të premten, kreu i Koresë së Veriut, Kim Ypng-un dhe Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in ranë dakord të punonin për të shpërbërë armët bërthamore nga gadishulli korean.
Samiti i tyre erdhi pas disa muajsh përplasjesh me retorika luftarake nga Koreja e Veriut.
Të shtunën, Presidenti amerikan Donald Trump tha se se do të donte të zhvillonte bisedime gjatë 3-4 javëvë të ardhshme me liderin e Koresë së Veriut për çarmatimin bërthamor të gadishullit./SYRI.NET/