Koreja e Veriut do të mbyllë në maj stacionin ku kryhen teste bërthamore, në Punggye-ri. Kjo do të bëhet publikisht, përmes një procesi, detajet e të cilit bëhen të ditur nga ekspertë amerkanë dhe koreaonojugorë.
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka shprehur dëshirën që pjesë e ceremonisë së mbylljes e Punggye-ri, në verilindje të vendit, të bëhen edhe ekspertë të sigurisë amerikane dhe koranojugore.
Dhjetë ditë më parë, gjatë mbledhjes së Komitetit të Përgjithshëm të Partisë së Punëtorëve, Kim njoftoi ndalimin e të gjitha testeve bërthamore dhe raketore si edhe Punggye-ri, ku janë kryer 6 eksperimente atomike.
Kim është shprehur se nuk do të përsërisë “historinë e dhimbshme të luftës koreane” si dhe do të marrë masa konkrete për të shmangur çdo konfrontim ushtarak që mund të ndodhë”.
Për t’u dhënë fund tensioneve, takimi i Kom Jong-un me presidentin Donald Trump shihet si moment thelbësor.
“Pse duhet të mbajmë armë bërthamore dhe të jetojmë në kushte të vështira, kur mund të takohemi shpesh me amerikanët për të ndërtuar besimin reciprok nëse ata premtojë se do t’i japin fund luftës dhe nuk do të përpiqen të na pushtojnë”, citohet të ketë thënë Kim gjatë takimit me presidentin e Koresë së Jugut. (TemA TV)