Policia ka dorëzuar padi penale kundër M.M. (47) nga Kumanova për kryerjen e veprës penale “përdorim të përmbajtjes së pavërtetë”, i cili është i dyshuar se në mënyrë të paligjshme ka marrë diplomë falje të fakultetit, magjistraturës dhe doktoratit dhe me atë ka arritur që të bëhet profesor në Fakultetin e Shkencave Juridike në Sveti Nikole dhe ka aplikuar për dhënien e provimit gjyqësor, njofton Portalb.mk.
Për këtë rast është dorëzuar padi penale kundër B.R. (46) nga Shkupi për kryerjen e veprës penale “falsifikim të dokumentit”, V.M.N. (58) nga Shkupi për “falsifikimin e dokumentit zyrtar”, por ehe për A.I. (38) nga Shtipi për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit”.
B.R., si udhëheqës në Zyrën për Informim në Universitetin “FON” Shkup në dosien elektronike dhe materiale të M.M. ka vendosur të dhëna të pavërteta se ai, ndryshe inspektor në degën për të huaj dhe ripranim në Qendrën Rajonale për Çështje të Kufijve “Sever”, i ka kaluar provimet, pas së cilës ka përgatitur vërtetim dhe e ka dhënë për nënshkrim dhe konfirmim te dekani i Fakultetit për Shkenca Juridike dhe rektori i Universitetit.
Me atë i ka mundësuar që në mënyrë të paligjshme të marrë diplomë për mbarimin e ciklit të parë studimor. Pas kësaj, M.M., edhe përskaj që e ka ditur se vërtetimi dhe diploma mbajnë të dhëna të rrejshme, i ka shfrytëzuar që të shkruhet në ciklin e dytë të studimeve për magjistër në Fakultetin e Shkencave Juridike të Universitetit “FON” në Shkup.
Gjatë studimeve të magjistraturës B.R. përsëri në dosjen elektronike dhe materiale të M.M. ka vendosur të dhëna të rrejshme se ai i ka kaluarprovimet. Edhe përskaj asaj që profesori nuk e ka shkruar notën dhe nuk e ka nënshkruar fletëparaqitjen e provimit, me këtë i është mundësuar që në mënyrë të paligjshme M.M. të marrë diplomë të shkencave të magjistraturës.
Edhe pse e ka ditur se diplomat janë të rrejshme, M.M. i ka përdorur si dëshmi për kryerjen e mbarimit të ciklit të parë dhe të dytë në dosjen e tij në Ministrinë e Punëve të Brendshme, me qëllim që më lehtë të avancohet në punë.
Në vitin 2011 vërtetimet dhe diplomat përsëri i ka përdorur gjatë regjistrimit për studime të doktoratit në Fakultetin për Turizëm dhe Shërbime Hotelierike në Ohër, gjatë së cilës ka vendosur të dhëna të rrejshme se në vitin 1994 ka diplomuar në Fakultetin e Shkencave Natyrore në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, transmeton Portalb.mk.
Në vitin 2013, përsëri diplomat i ka përdorur në universitetin privat “Euro Koxhe” në Kumanovë n procedurën për zgjedhjen e docentit në fushën e “menaxhmentit në doganë dhe shpedicionit”, ndërkaq në vitin 2014 dhe 2017 i ka shfrytëzuar në procedurë për marrjen e pajtueshmërisë për kryerjen e veprimtarisë shtesë në MPB-në e Maqedonisë.
M.M., në vitin 2015 dhe 2016 me diplomat ka aplikuar për angazhim si profesor në Universitetit Ndërkombëtarë “Gavrillo Romanoviç Dërzhavin” në Sveti Nikole ku për tre vjet rresht ka ligjëruar si profesor dhe me çka ka përfituar 272.300 denarë. Ai vitin e kaluar diplomat kontestuese i ka shfrytëzuar për aplikim për dhënien e provimit gjyqësor në Ministrinë e Drejtësisë.
Sipas paraqitjes, i paraqituri i katërt A.I., si dekan i Fakultetit të Shkencave Juridike “Gavrillo Romanoviç Dërzhavin” – Sveti Nikole i ka vendosur në fuqi vendimet për zgjedhje të M.M. si profesor edhe pse e ka ditur se është jo-përkatës me fushën që ka doktoruar, me çka ka vepruar kundër ligjit për shkollim të lartë dhe ka mundësuar që të përfitojë 272.300 denarë – para të paligjshme.
Ashtu siç kumtojnë nga MPB, më 8 shkurt të këtij vitit V.M.N, si këshilltar në Inspektoratin Shtetëror të Arsimit, gjatë kontrollit të jashtëzakonshëm inspektues në Universitetin FON në Shkup, në bashkëpunim me inspektorët e MPB-së, gjatë kontrollit në dosjet elektronike dhe materiale e të paraqiturit të parë është vendosur procesverbal i rrejshëm të cilin e ka vërtetuar dhe konfirmuar me nënshkrim të tij dhe vulë të Inspektoratit Shtetëror të Arsimit.