Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka shprehur falënderime për Maqedoninë, për përfshirjen e saj në veprimin e përbashkët të shumë shtetve, për largimin e diplomatëve rus, në mbështetje të Britanisë së Madhe.
Kjo valë largimesh erdhi pas helmimit të një spiuni të dyfishtë në Britani të Madhe.
Një zyrtar i lartë i DASH-së ka folur me korrespondentin e agjencisë AIM dhe ka bërë të ditur se SHBA-të e kanë vlerësuar lartë solidaritetin e Maqedonisë në këtë aksion të përbashkët amerikano-evropian.
Ky zyrtar ka sqaruar se mirënjohje për Maqedoninë kanë treguar në shumë raste të takimeve të larta me aleatët e NATO-së.