Reagimet e ashpra ndaj krerëve shtetërorë, të Presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, po konsiderohen të nxitura nga vet kosovarët për shkak të kritikave të cilat u hodhën pas kthimit në mënyrë të paligjshme të ”Gylenistëve”, në Turqi.
Kështu shkruan një gazetë e përditshme zvicerane, Nzz.ch, ndërsa potencon se nga ky zemërim i të parit të Turqisë, ka nisur në Kosovë një betejë kulturore në mes: një politike të re islame dhe një identiteti tradicional shqiptar, njofton Klan Kosova.
Ndërsa janë komentuar deklarimet e presidentit turk, saktësisht kritika të ashpra në drejtim të kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj, theksohet se që nga viti 2016-të, Ankaraja zyrtare ka ushtruar presion të madh mbi subjektet e mëparshme të Ballkanit Perëndimor për të ndaluar dhe mbyllur të gjitha organizatat, kompanitë dhe shkollat që kanë të bëjnë me Fetullah Gylenin i cili nisi një puç ushtarak në Turqi.
Sipas zviceranes, ndikimi ekonomik, fetar dhe kulturor i Turqisë në Kosovë është i rëndësishëm pasi një diasporë e rëndësishme kosovare ose shqiptare jeton në Turqi dhe vepron si një urë mes dy vendeve.
Përtej saj theksohet se Rexhep Tajip Erdogan e sheh Ballkanin në mënyrë neo-osmane dhe myslmanët po ashtu si ”pavione” të tij, por potencohet se vetëm një pjesë e vogël e myslimanëve ballkanas janë të lumtur për këtë.
Disa frikësohen nga Islami politik si një skizofreni në kombin e tyre, i cili është kryesisht mysliman, por gjithashtu përfshin edhe shqiptarët katolikë dhe ortodoksë.
Duke qenë se Kryeministri Haradinaj deklaroi se deportimi i shtetasve turq u bë në mënyrë të paligjshme, shkarkimi i zyrtarëve të kabinetit të tij qeverisës, zemëroi Presidentin Erdogan. Ndërsa Presidenti i vendit Hashim Thaçi premtoi një hetim tërësor rreth asaj se ç’kishte ndodhur.