Sot do të viztojë Tiranën, Federica Mogherini, shefja për politikën e Jashtme të BE-së e cila do t’i sjellë Shqipërisë raportin për hapjen e negociatave me BE.
Ajo mbërrin në kreyqytet gjatë pasdites së sotme dhe do të darkojë me kryeministrin Rama.
Takimet e saj zyrtare do të zhvillohen gjatë ditës së mërkurë, ku në orën 11:00, ajo do të ketë një konferencë shtypi me kreun e qeverisë, Rama.
Ndërkohë, kryediplomatja e BE-së do të ketë takime edhe me Presidentin e Republikës, Ilir Meta si dhe me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Në këtë takim, do të jetë e pranishme edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi./sn/