Në portalin publik të Agjencisë për Punësim për momentin janë të hapura konkurse nga kompanitë e Maqedonisë, ku kërkojnë punëtorë për më shumë se 7.300 vendet të lira të punës.
Kërkohen punëtor të profileve të ndryshme, me nivel të ndryshëm arsimimi, nga ana e kompanive të cilat janë të vendosur nëpër rajone dhe komuna të ndryshme. Zyrtar financiar, komercialist, mësues, kontabilist, po edhe vozitës, kamerier, rrobaqepës, punëtor në prodhimtari, sigurim dhe shumë sferave tjera që janë publikuar në faqet e subjekteve qeveritare dhe jo qeveritare në Maqedoni.
Të gjitha publikimet publike çdo njeri ka mundësi t’i shikojë në faqen e internetit të Agjencisë për Punësim, çka përfaqëson platformën shfrytëzuese prej ku do munden të merren informacione dhe ardhja deri te oferta.