Skadimi i mandatit të kryeprokurorit të Gjykatës Speciale, David Schëediman, ka bërë që kjo Gjykatë të zvarrisë edhe më tej fillimin e ngritjes së aktakuzave për “Krime lufte në Kosovë”.
Zyrtarë nga Prokuroria Speciale për “Zërin” thonë që Kwai Hong Ip është prokurori specialist i cili do të mbetet në këtë pozitë deri sa të zgjidhet një kryeprokuror i ri.
Në fund të muajit mars ka skaduar mandati i kryeprokurorit të Gjykatës Speciale David Schwendiman, i cili qysh nga kjo datë po zëvendësohet nga prokurori specialist Kwai Hong Ip.
Christopher Bennett, zëdhënës në Zyrën e Prokurorit Special, ka thënë se Kwai Hong Ip është prokurori specialist i Veprimit dhe do të mbetet në këtë pozitë derisa të zgjidhet një kryeprokuror i ri, por deri sa kjo të ndodhë kompetencat e Hong Ipit do të jenë të njëjta siç ishin të Schwedimanit.
Shkrimin e plotë e gjeni në Zëri.