Koordinatori nacional i Maqedonisë për në NATO, Stevo Pendarovski ka deklaruar se çështja e Maqedonisë nuk është nëse ka tjera mundësi për anëtarësim në NATO, por nëse këto mundësi janë mjaftueshëm cilësore për vendin.
Ndërsa sipas Pendarovskit, mundësia e parë e Maqedonisë është që të shpall neutralitet politiko-ushtarak, por kjo paraqet një utopi për rajonin ku jetojmë dhe nuk do të ketë efekt.
Mundësia e dytë është hyrja në asociacione euro-aziatike që për Maqedoninë nuk ka ndonjë vlerë shtesë, pasi që në këto lidhje nuk ka kushte për anëtarësim dhe nuk kryhen evaluime për nivelin e përputhjeve të politikave.
Pendarovski theksoi se përfitimet e Maqedonisë në NATO janë të mëdha, siç mund të jenë mbrojtja e përbashkët nga krimi kibernetik, nga lajmet e rreme, etj.
Sa i përket çështjes së emrit, Pendarovski thotë se nëse tani nuk zgjidhet kjo çështje, alternative është që të vazhdohet me bisedimet, derisa të gjendet zgjidhje e dinjitetshme, sepse më humbëse se sa të kthehemi mbrapa dhe të mbyllemi në shtëpi nuk ka, si dhe kryesorja është që të vazhdojnë bisedimet./tv21/