Votuesit turq priten të shkojnë në qendrat e votimit në qershor, zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në një sfond të një gjendjeje të jashtëzakonshme dhe një rënie të lirisë, si dhe përfshirjes së saj në luftën e Sirisë.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zgjedhjet e parakoheshme i shpalli të mërkuren, duke bërë kështu që zgjedhjet e përgjithshme të mbahen 18 muaj më herët se sa është planifikuar. Kjo lëvizje erdhi, pasi aleati i tij nacionalist, Devlet Bahceli bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme.
Votimit do të mbahet më 24 qershor që do të shënojë herën e parë që zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale do të mbahen nën një sistem të ri, i cili do t’i japë presidentit të ri rritjen e kompetencave.
Referendumi kushtetues i mbajtur në prill të 2017, i dha dritën e gjelbër që Turqia të bëjë një transformim nga sistemi parlamentar në sistem presidencial.
Erdogan, i cili ka qenë në pushtet për më shumë se 15 vjet, si kryeministër apo si president, ka çuar tranzicionin ekonomik të Turqisë në një treg në zhvillim, raporton “Al Jazeera”, transmeton Periskopi.
Në vitin 2001, një vit para se të bëhej kryeministër, inflacioni i Turqisë ishte në rritje prej 70 përqind. Vitin e fundit, ajo ishte 12 përqind.
Analisti politik dhe ish-këshilltar i Ahmet Davatogllus, Etyen Mahcupyan tha se “shqetësimi ekonomik dhe lufta në Siri” janë disa nga faktorët që çuan në Turqinë në zgjedhjet e parakohshme.
Një tjetër analist politik, Taha Akyol tha se frika nga rritja potenciale e Partisë Iyi ka qenë një shtysë e vendimit të Erdogan për ta çuar vendin në zgjedhjet e parakohshme.
Akyol gjithashtu përmend se tre partitë opozitare kanë programe ekstremisht të kundërta dhe ekzistojnë gjasat minimale për një aleancë në mes tyre.
Ky është avantazhi që ka partia e Erdogan me partinë MHP që udhëhiqet nga Devlet Bahceli.
Në zgjedhjet e fundit parlamentarë të mbajtura në vitin 2015, partia AK e Erdogan kishte fituar 317 ulëse nga 550 sa ka gjithsej parlamenti turk, duke siguruar 49.5%. Erdogan gjithashtu kishte fituar zgjedhjet presidenciale në vitin 2014 me 51.79% që në raundin e parë./Periskopi/