Njoftimi i Bashkësisë Lokale të fshatit Përshefcë
PROTESTË !!!
Te nderuar banore te fshatit Pershefce, ju informojme se neser me date 10.04.2018 me fillim ne ora 10:00 Bashkesia Lokale e Fsh. Pershefcë organizon proteste kunder mosperfilljes se kerkesave tona ne punimet e aksit rrugor Pershefce – Jegunofce.
Bashkesia Lokale ne bashkpunim me komunen e Tearces degoi kerkese deri tek Ministria e Transportit dhe Lidhjeve qe gjate punimeve ne kete aks rrugor te behet rriparimi i gypave per ujitjet te cilet e nxjerin ujin prej Ormanit per ne fushat tona. Edhe pse fillimisht u tha se fo behet rriparimi i ketyra gypave te cilat janë te dëmtuar, perseri nuk eshte ndermare asgje konkrete madje edhe haptas eshte thene se nuk e marin parasysh kete kerkese.
Andaj ne si Bashkesi Lokale kemi ndermar vendim qe neser ti bllokojm punimet dhe mos i lejojm ato te vazhdojn derisa te perfillet kerkesa jone.
Ju ftojme qe te gjithe ti pergjigjeni kesaj ftese per proteste. Protesta do te mbahet tek Ormani.
Me respekt ,
Bashkesia Lokale Pershefce