Nxitur nga suksesi i Teslës me modelin S dhe i shumë makinave të tjera elektrike, Porche disa vite më parë kuptoi se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të përqafonte revolucionin e automjeteve elektrike.
Me këtë, në vitin 2015, Porche prezantoi Misionin E, një makinë sportive të ardhshme, tërësisht elektrike me specifika mbresëlënëse që ka të ngjarë të dalë në treg në vitin 2019.
Për më tepër Porche, njoftoi dy muaj më parë se do të dyfishojë kërkimin dhe zhvillimin e tij në lidhje me automjetet elektrike në rreth 7.4 miliardë deri në vitin 2022.
Përtej Misionit E, nuk ka asnjë dyshim se Porche i qëndron mendimit se makinat elektrike do të ndryshojnë tërësisht mënyrën tonë të udhëtimit, shkruan scan.tv. Në një intervistë, CEO-s i Porche, Oliver Blume preku një sërë temash të cilat kishin të bënin me përhapjen e automjeteve elektrike në rrugë.
Por ajo që ishte më interesante në këtë intervistë ishte fakti që Blume deklaroi se deri në vitin 2030, të gjitha makinat Porche do të jenë plotësisht elektrike.
“Unë do të guxoj të parashikoj se deri në vitin 2030, makina sportive Porche do të jetë elektrike. Ku i dihet deri atëherë ndoshta edhe makinat tona të tjera sportive, do të jenë elektrike”, u shpreh ai.
Por sigurisht, Blume theksoi se Porche nuk do të marrë vendime të nxituara, pasi kalimi në makina elektrike mund të jetë i ngadalshëm dhe i qëndrueshëm./sn/