Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Policisë së Kosovës, Naim Rexha, nga vendi ku po kërkohen dy policët e zhdukur mbrëmë në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezit, ka thënë se ka mjaftueshëm persona që janë angazhuar në kërkim.
Ai ka thënë se kanë kontaktuar me institucionet në Maqedoni, pasi që dyshohet që rrjedha e rrëmbyeshme e lumit Lepenc mund t’i ketë bartur trupat përtej kufirit, njofton Klan Kosova.