Banka Botërore vazhdon t’i lëvdojë qeveritë. Në raportin e rregullt ekonomik për vendet e Ballkanit Perëndimor, qeveria e LSDM-së, njëjtë sikur ajo e VMRO-DPMNE-së, në 10 vjeçarin e kaluar, ka marrë vlerësime pozitive nga Banka Botërore. Fatkeqësisht, gjysmë milion banorë në vend nuk mund të dëgjojnë se sa e mirë është ekonomia. Sipas Bankës Botërore e cila iu referohet Kombeve të Bashkuara për 20 vite vendin e kanë lëshuar 25% e popullatës.
Për Maqedoninë ky numër është rreth 25% të popullatës, duke pasur parasysh se kemi trend në rritje gjatë viteve të 90 dhe në vitin 2000, me trend të vogël të uljes deri në vitin 2000, më pas përsëri trend të rritjes deri në vitin 2015, që është thuajse maksimumi historik… është e rëndësishme të përmendet ky trend i shpërnguljes kur nga vendi largohet fuqia me arsim të lartë – deklaroi Bojan Shimbov , ekonomist në zyrën e Bankës Botërore në Maqedoni.
Edhe pse rritja ekonomike vitin e kaluar ishte 0%, Banka Botërore ka nënvizuar se është mirë që në vitin 2017 në Maqedoni janë hapur 18 mijë vende të reja të punës. Ata rekomandojnë që të vazhdojnë masat aktive të punësimit, por të mos jepen aq para nga buxheti për këtë qëllim, që është kundër projektit të pushtetit paraprak “Maqedonia punëson”.
Vitin e kaluar eksporti ka shënuar rritje më shpejtë se importi, me çka është ulur deficiti tregtar. Investimet e huaja kanë pasur rënie të vogël për shkak të krizës politike, por presin stabilizim të mëtutjeshëm. Pozitivisht është vlerësuar edhe ulja e borxhit publik, për herë të parë pas vitit 2008. Banka Botërore gjithashtu ka porositur Qeverinë që në mënyrë më efikase të grumbulloj tatime por edhe të shpenzojë më pak.
Duhet të analizohet se si tatimi progresiv do të ndikojë ndaj grupeve të ndryshme, por në përgjithësi Qeveria po lëviz në drejtimin e duhur nëse merren parasysh të dhënat për të ardhurat buxhetore – Marko Mantovaneli – drejtor i zyrës së BB-së në Maqedoni.
Kyçe për ekonominë e Maqedonisë sipas tyre është anëtarësimi potencial në NATO dhe bisedimet me BE-në që do të mundësojnë reforma strukturore që do të ndikonin në rritjen ekonomike dhe rritjen e sigurisë tek investitorët. Gjithashtu, Banka Botërore kërkon konsolidim fiskal si dhe ulje të subvencioneve dhe shpenzimeve publike.
Aleksandra Spasevska