Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës , Naser Rugova, ka kritikuar koalicionin qeverisës, duke thënë se Kosova prej se është çliruar nuk ka pasur qeveri më të dobët dhe më të papërgjegjshme.
Ai ka vlerësuar se nën drejtimin e këtij koalicioni qeverisës Kosova ka ngecur në të gjitha aspektet.
Rugova ka hedhur poshtë mundësinë që LDK-ja të bëhet pjesë e Qeverisë Haradinaj pas largimit të Listës Serbe.
Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Rugova ka bërë me dije se do t’i ndërmarrin masat e nevojshme që sa më shpejt kjo qeveri të shkojë në shtëpi.
Sipas Rugovës, LDK-ja më tepër se kurrë është e përgatitur për t’i filluar bisedimet për caktimin e datës së zgjedhjeve të reja.