Afaristi Samir Mane, që njihet si shqiptari më i pasur në Botë, ka paralajmëruar ndërtimin e një qyteze të vogël në Shkup.
Ai planifikon që të investojë rreth 300 milionë euro në hapësirat e Panairit të Shkupit, pasi që kompania e tij e fitoi tenderin për rrënimin e Panairit dhe ndërtimin e një objekti të madh, përfshi hotele, qendër tregtare, banesa, etj.Në emisionin “Xing me Ermalin”, në Klan Tv, Mane thotë se do të ndërtohet një qytezë me 1400 banesa, qendër të madhe tregtare dhe katër kulla me zyra, dhe quhet “Qyteti i mençur”.