Ballina Aktualitet Lajme SERVER: ËSHTË E DHIMBSHME, POR RRUGA E MAQEDONISË PËR BE DHE NATO...

SERVER: ËSHTË E DHIMBSHME, POR RRUGA E MAQEDONISË PËR BE DHE NATO KALON NËPËR ATHINË

Njohësi i zhvillimeve në Ballkan, Daniel Server, ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan që të gjitha vendet e Ballkanit të bëhen pjesë e BE, sepse kështu rritet stabiliteti i rajonit.

“Asgjë nuk është e garantuar, por kjo paraqet një mundësi të jashtëzakonshme për të hyrë në rrugën e anëtarësimit në BE dhe në NATO. Procesi ishte ngrirë kur Kroacia hyri në BE dhe tani ka rinisur. Këto mundësi nuk ndodhin shumë shpesh. Raporti për Maqedoninë është pozitiv, por ne duhet të jemi të vetëdijshëm se ka probleme të cilat do të vëzhgohen”, tha Server.

Sipas tij, demokracia liberale kërkon një opozitë të vepron brenda kornizave kushtetuese, e cila mund të ndryshojë pushtetin. Sipas tij, VMRO-DPMNE ka humbur fuqinë, por duhet të shihet nëse ajo ka mundësinë të kthehet.

“Edhe nëse bëni të gjitha gjërat që kërkon BE, a do të jetë akoma Athina një problem? Po. Këtu ju keni dy mënyra për të vazhduar, një spirale në rënie dhe më afër Rusisë, diçka që do të sjellë ndarje.

Tjetra është një spirale që sjell pranimin e kushteve të BE-së dhe NATO-s. Tani e vetmja mënyrë efektive për t’u lidhur me BE dhe Shtetet e Bashkuara është përafrimi me Athinën. E di se është e dhimbshme, por vetëm atëherë NATO dhe BE do të bëhen realitet për ju”, argumenti Server, i cili ka folur në sesionin parlamentar në Kuvend. /SHENJA/