Ballina Bota Shenja zbutjeje nga Rusia: Mund të flasim me SHBA

Shenja zbutjeje nga Rusia: Mund të flasim me SHBA

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia mund të gjejnë një mënyrë për të folur me njëri-tjetrin, beson zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova. Ajo tha se Uashingtoni mund të sulmojë, por Moska do t’i qëndrojë afër popullit të saj.

Zakharova paralajmëroi se Uashingtoni dhe Moska nuk duhet që tensionet mbi Sirinë t’i përshkallëzojë në terren, raporton “RT”.

E pyetur rreth një skenari të mundshëm të një lufte mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, Zakharova tha se dyja shtetet kanë të gjitha mjetet për të parandaluar një përballje të tillë me pasojat potencialisht shkatërruese.

“Ne jemi duke jetuar në vitin 2018 dhe kemi të gjitha llojet e komunikimit, përfshirë Twitterin, ku ne mund t’i përgjigjemi gjitha pyetjeve si komunikimit me telefon, dërgimit të mesazheve – dhe mendoj se ky është rasti i cili duhet të zgjidhet përmes komunikimit, por jo përmes forcës”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme.

Zakharova përsëriti se Rusia do të mbrojë popullin e saj nëse raketat fillojnë të fluturojnë drejt qiellit rus, përgatiti Express.

@tn.lajmelokale
@tetovanews