Sekretari gjeneral i NATO-së, Jens Stoltenberg deklaroi sot se vetëm Maqedonia dhe 29 vendet anëtare të aleancës vendosin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, ose jo.
Në konferencën për shtyp, Stoltenberg tha se ideja e Rusisë se nuk do të pranon që vende të caktuara të bëhen anëtare të NATO-së është ide sferash ndikimi ku fuqitë e mëdha i kontrollojnë ato më të voglat, dhe se kjo është në kundërthënie me atë për çfarë NATO angazhohet.
Njiherit, Stoltenberg e ka përshëndetur përparimin në bisedimet për çështjen e emrit të Maqedonisë dhe ka thënë se është i informuar për këtë, duke shtuar se ftesa për Maqedoninë, e bërë në vitin 2008, vazhdon të vlej./tv21/